Sot përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Ky shtet prin me medalje

11.08.2024

Sot më 11 gusht përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Sot përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Ky shtet prin me medalje Foto: Ilustrim

Nga 26 korriku, për më tepër se dy javë, adhuruesit e sportit në përgjithësi patën mundësi të ndjekin qindra gara, në xhudo, mundje, atletikë, futboll, basketboll, boks, e shumë të tjera.

Sportistët zhvilluan gara interesante duke dhënë emocione si brenda impianteve sportive ashtu edhe jashtë tyre.

Secili vend veç e veç synoj të marrë sa më shumë medalje, për t’u renditur sa më lart.

Deri më tani më së shumti të arta i ka ‘rrëmbyer’ Kina, gjithsejt 39. kurse e dyta renditet ShBA-ja e cila i ka fituar 38, por që me numrin e përgjithshëm ka më së shumti gjithsejt 122.

Pa medalje nuk ngeli Kosova, e cila në ‘speclalistetin e saj’ xhudon arriti t’i sigurojë dy medalje.

Ishin xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ato që ia sollën shtetin tonë ia sollën të argjendtën përkatësisht medaljen e bronztë.

Në renditje e përgjithshme, Kosova është e 73-ta.

Historike kjo olimpiadë ishte edhe për Shqipërinë, duke e marrë medalje e parë në LO.

Ishte mundësi çeçen që ia mundësoi shtetit shqiptar një sukses të tillë.

Chermen Valiev ia doli të mposhtte Viktor Rassadinin e Taxhikistanit për medaljen e bronztë në garën e stilit të lirë për peshën deri në 74 kg në Lojërat Olimpike Paris 2024, me rezultat 6-2.