Publikohet lista e Kombëtares U18, synohet kualifikimi në Botëror

20.02.2024

Kryetrajneri i Kombëtares U18, Mitat Ferati, ka publikuar të martën listën e lojtareve të ftuara në grumbullimin për kampionatin IHF Trophy Intercontinental, që prej 28 shkurtit deri më 3 mars mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Publikohet lista e Kombëtares U18, synohet kualifikimi në Botëror Foto: Ilustrim

Në listën e gjerë janë 17 lojtare, ndërsa 14 prej tyre udhëtojnë për në Uzbekistan.
Grumbullimi i Kombëtares U18 do të bëhet të mërkurën (21 shkurt) në Prishtinë. Kombëtarja do të ushtrojë në Kosovë deri më 26 shkurt, kur është udhëtimi për në Uzbekistan.

IHF Trophy Intercontinental është ngjarje kualifikuese për Kampionatin Botëror U18, që mbahet në verë. Kualifikimi në Botëror është synimi i Kombëtares sonë.
Kosova U18 është në grup me Guatemalën dhe Uzbekistanin. Në grupin tjetër janë Guadalupe, Kaledonia e Re dhe Nigeria.

Më 29 shkurt, Kosova luan me Uzbekistanin. Më 1 mars është ndeshja me Guatemalën. Më 2 mars janë ndeshjet gjysmëfinale dhe ndeshja për vend të pestë. Ndërsa ndeshja për vend të tretë dhe finalja janë më 3 mars.
Të kujtojmë që hendbollistët tanë të grupmoshës U21 kanë shkruar histori duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror të mbajtur në Spanjë. Një sukses të tillë e synojnë edhe hendbollistet e reja. Ato vjet e fituan vendin e parë në IHF Trophy për zonën evropiane dhe kështu u kualifikua për fazën ndërkontinentale.

Emri dhe mbiemriKlubi
Diona DreshOppegård IL (NOR)
Andra UglaniIdrettsforeningen Borg (NOR)
Daorsa BiciLanghus IL (NOR)
Orgesa GolaKHF Shqiponja (KOS)
Arjeta ImerajKHF JUSUF GËRVALLA (KOS)
Arona KrasniqiKHF Prishtina (KOS)
Albina PllanaKHF Prishtina (KOS)
Iurosana HaskajKHF Shqiponja (KOS)
Melisa HoxhaKolbotn IL (NOR)
Bulëza MaksutiKHF Kastrioti (KOS)
Verona HasaniKHF Shqiponja (KOS)
Rita EsrefiOppsal IF (NOR)
Eliona HalimiFjellhammer IL (NOR)
Sara GjergjajHSG NWS (SUI)
Zoja KamerajBacka HK (SWE)
Laura MaqedonciHK Ankaret (SWE)
Alina ShabaniHSG Freiburg (GER)

Stafi teknik:

Emri dhe MbiemriPozita
Mitat FeratiKryetrajner
Albulena BashaTrajnere
Edona RugovaTrajnere
Diellza TahirajFizioterapiste