Katër lojtarë shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

05.04.2024

Mbrëmë u mbyll java e 30-të në Superligën e Zvicrës, me tri ndeshjet, Lausanne – St Gallen (3:3), Luzern – Yverdon (1:0) dhe Young Boys – Grasshoppers (3:0).

Katër lojtarë shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër Foto: Ilustrim

Në foramcionin më të mirë të javës së 30-të janë të pranishëm katër lojtarë shqiptarë, shkruan Indeksonline

Donat Rrudhani shënoi dy gola në barazimin 3:3 ndaj St Gallenit dhe e ka gjetur vetën në formacionin më të mirë me notën 9.1.

Në formacionin më të mirë u futën edhe tri lojtarët shqiptarë, Albian Hajdari, Mirlind Kryeziu dhe Amir Saipi.