Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

02.05.2024

Drejtuesit e Real Madridit thuhet se e kanë të qartë vendimin për dy mesfushorët veteran të skuadrës, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos Foto: Ilustrim

Modric dhe Kroos janë në vitin e fundit të kontratave me Los Blancos dhe e ardhmja e tyre ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit.

Për mesfushorin gjerman ka qenë disa më e qartë dëshira e Real Madridit për të rinovuar, por Kroos ka dashur ta pres fundin e sezonit.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Los Blancos pritet të shpallë zyrtarisht kontratën e re për Kroos pas ndeshjes së dytë kundër Bayern Munichut.

Real Madridi tani po mendon seriozisht t’i ofrojë edhe yllit kroat një rinovim për një vit.

Drejtuesit duan që ai të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për vitin e tij të 13-të në karrierë.