Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpool

26.01.2024

Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, do të largohet nga posti në fund të sezonit, me arsyetimin se po i mbaron energjia. Klopp u emërua si menaxher i Liverpool-it në tetor të vitit 2015 dhe kontrata e tij nuk do të skadonte deri në vitin 2026, raporton BBC. Ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2019, […]

Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpool Foto: Jürgen Klopp - Liverpool FC

Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, do të largohet nga posti në fund të sezonit, me arsyetimin se po i mbaron energjia.

Klopp u emërua si menaxher i Liverpool-it në tetor të vitit 2015 dhe kontrata e tij nuk do të skadonte deri në vitin 2026, raporton BBC.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2019, përpara se ta drejtonte Liverpoolin drejt titullit të parë të ligës 2019-2020.

“Mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjon për herë të parë, por padyshim që mund ta shpjegoj, ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj. Unë dua absolutisht gjithçka në lidhje me këtë klub, dua gjithçka në lidhje me qytetin, dua gjithçka për mbështetësit tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por të marr këtë vendim tregon se jam i bindur, dhe është vendimi që duhet të marr”, ka thënë Klopp.

Tutje ka shtuar se “është si të them, po më mbaron energjia, e di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri.”

“Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit, dashuria u rrit dhe më e pakta që detyrohem është e vërteta, dhe kjo është e vërteta”.