Dellova gati të transferohet në Amerikë për 1 milion dollarë, presidenti i Ballkanit udhëton për në New York

27.01.2024

Transferimi i yllit kosovar Lumbardh Dellova, tek New York City pothuajse është gjithnjë e më afër, derisa palët sot dhe nesër do të diskutojnë marrëveshjen e cila me shumë gjasë do të nënshkruhet, shkruan Gazeta Metro.

Dellova gati të transferohet në Amerikë për 1 milion dollarë, presidenti i Ballkanit udhëton për në New York Foto: Ilustrim

Arsim Kabashi, ka udhëtuar drejt New York, për të diskutuar marrëveshjen e transferimit të Lumbardh Dellovës, tek klubi amerikan.

Sipas këtyre burimeve thuhet se New York City deri tani ka ofruar rreth 800 mijë dollarë për transferimin e Dellovës, por që këto dy ditë do të diskutohet për shumën prej 1 milion dollarë. Poashtu sipas këtyre burimeve, thuhet se Dellova do të ketë një pagë prej 80 mijë dollarë në muaj.

Klubet ende janë duke diskutuar, mirëpo deri tani gjithçka ka mbetur te vendoset nga kërkesat e futbollistit dhe dy ditët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Dellovës.

Ndërkaq më poshtë keni edhe një fotografi të presidentin të Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili e ka publikuar në Facebook, ku ka treguar se ai aktualisht ndodhet në New York.

Aktualisht vlera e Dellovës është 600 mijë euro në tregun ndërkombëtar, sipas transfermarkt. 

Derisa klubi ku pritet Dellova të transferohet New York City, luan në Major League Soccer në Amerikë. Buxheti total i klubit aktualisht është mbi 45 milionë euro.