Bisedime historike SHBA–Iran në Zvicër, Teherani nuk heq dorë nga pasurimi i uraniumit

21.06.2026

Bisedimet e drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë nisur në Zvicër, në një përpjekje për të gjetur një rrugëdalje diplomatike lidhur me çështjet e tensionuara mes dy vendeve.

Bisedime historike SHBA–Iran në Zvicër, Teherani nuk heq dorë nga pasurimi i uraniumit Foto: Ilustrim

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani nuk do të heqë dorë nga e drejta për pasurimin e uraniumit, duke kërkuar që SHBA-ja ta pranojë këtë qëndrim.

“Ne nuk do t’i nënshtrohemi forcës, presionit apo poshtërimit. Nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë për pasurim”, ka thënë Pezeshkian.

Ndërkohë, para fillimit të negociatave, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite nuk ka kufizime në veprimet e saj për të eliminuar kërcënimet që, sipas tij, vijnë nga Libani. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se trupat izraelite nuk do të tërhiqen nga zona e sigurisë në atë rajon.

Në Zvicër ka mbërritur edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, një prej figurave kryesore të administratës amerikane, duke rritur rëndësinë e takimeve diplomatike që po zhvillohen.

Bisedimet SHBA–Iran po ndiqen me vëmendje ndërkombëtare, pasi çdo marrëveshje e mundshme mund të ndikojë në stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe në raportet mes fuqive globale.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More