Zvicër, kosovarë dhe zviceran kapen me 35 kilogramë drogë

09.03.2022

Gjithashtu në këtë aksion janë zbuluar rreth tetëdhjetë persona, përfshirë këtu emrat e organizatës dhe klientëve. Policia e kantonit të Friburgut zbuloi një rrjet të trafikut të drogës! U konfiskuan 35 kilogramë lëndë narkotike dhe rreth 80 mijë franga. Droga e konfiskuar përfshinte 2.5 kilogramë kokainë të pastërtisë së lartë. Sipas një komunikate, katër burra […]

Zvicër, kosovarë dhe zviceran kapen me 35 kilogramë drogë Foto: Ilustrim

Gjithashtu në këtë aksion janë zbuluar rreth tetëdhjetë persona, përfshirë këtu emrat e organizatës dhe klientëve.

Policia e kantonit të Friburgut zbuloi një rrjet të trafikut të drogës! U konfiskuan 35 kilogramë lëndë narkotike dhe rreth 80 mijë franga. Droga e konfiskuar përfshinte 2.5 kilogramë kokainë të pastërtisë së lartë.

Sipas një komunikate, katër burra 27 dhe 28 vjeçarë nga Zvicra dhe Kosova formuan bërthamën e rrjetit. Ata e kryenin tregtinë nga Romont FR. Megjithatë, nuk u zbuluan vetëm ata dhe pjesëtarët e tyre të organizatës, por edhe konsumatorët.

Hetimi zgjati gati një vit. Gjashtë persona janë aktualisht në paraburgim. Megjithatë, rreth tetëdhjetë persona janë raportuar në prokurorinë publike nga policia.