Vrasje në tentativë në Prizren, dy shtetas të huaj theren me thikë

13.09.2022

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 shtator rreth orës 21:20 në fshatin Vërmicë […]

Vrasje në tentativë në Prizren, dy shtetas të huaj theren me thikë Foto: Ilustrim

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 shtator rreth orës 21:20 në fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Viktimat janë duke u trajtuar në Spital, ndërkaq njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

VRASJE NË TENTATIVË Fsh. Vërmicë, Prizren 11.09.2022 – 21:20. Raportohet se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur. Viktimat janë duke u trajtuar në Spital. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.