Vrasja në Suharekë, viktima S.K ishte rreth 67 vjeçare, i dyshuari M.B dërgohet në mbajtje

30.06.2023

Një vrasje nga pakujdesia ka ndodhur mbrëmë në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Policia e Suharekës ka njoftuar se mbrëmë rreth orë 21:54 ka ndodhur një vrasje nga pakujdesia (rasti është cilësuar kështu nga prokuroria), ku i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajte. SuharekaOnline nga burime të saj kupton se i dyshuari me inicialet M.B […]

Vrasja në Suharekë, viktima S.K ishte rreth 67 vjeçare, i dyshuari M.B dërgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Një vrasje nga pakujdesia ka ndodhur mbrëmë në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Policia e Suharekës ka njoftuar se mbrëmë rreth orë 21:54 ka ndodhur një vrasje nga pakujdesia (rasti është cilësuar kështu nga prokuroria), ku i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajte.

SuharekaOnline nga burime të saj kupton se i dyshuari me inicialet M.B i cili ishte në gjendje të dehur dhe po drejtonte makinën e tij ishte përplasur me makinën ku viktima me inicialet S.K ishte pasagjere.

Pas aksidentit, i dyshuari dhe viktima e cila ishte me bashkëshortin dhe disa familjar të tjerë ishin fjalorsur, nga burimet e redaksisë thuhet se viktima nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte alivanosur.

Burimet e SuharekaOnline bëjnë me dije se S.K (tashmë e ndjerë) pas alivanosjes ishte dërguar menjëherë në Urgjencën e Suharekës, por fatkeqësisht pa shenja jete, ku thuhet se mjeku ka dyshuar se S.K ka pësuar arrest karidak, mirëpo ende janë në pritje rezultater nga Instituti i Mkejësisë Ligjore (IML).

Nga burimet thuhet se viktima nuk kishte pasur shenja dhune apo lëndime trupore.

Viktima S.K rreth 67 vjeçare ka qenë nga fshati Peqan i Suharekës e martuar në Samadrexhë.