Voziti me shpejtësi 237 km/h, policia gjobit vozitësin me 300€ dhe -3 pikë

19.05.2022

Sipas policisë, përveç gjobës 300 euro, drejtuesit të makinës i është ndaluar për 3 muaj drejtimi i mjetit dhe i janë vendosur 3 pikë negative. “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 237 km/h (gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi […]

Voziti me shpejtësi 237 km/h, policia gjobit vozitësin me 300€ dhe -3 pikë Foto: Ilustrim

Sipas policisë, përveç gjobës 300 euro, drejtuesit të makinës i është ndaluar për 3 muaj drejtimi i mjetit dhe i janë vendosur 3 pikë negative.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 237 km/h (gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kundërvajtja ka ndodhur më 17 maj, në ora 10:07, në kilometrin e 25-të rrugës për në Prizren.

Policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”.