Voziti 226 km/h ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, policia shqipton 300€ gjobë, 3 muaj pezullim patenti e 3 pikë negative

08.10.2022

Një shofer është gjobitur me 300 euro, me heqjen e 3 pikëve dhe i është ndaluar drejtimi i veturës për 3 muaj, pasi i njëjti nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë. Në zonën e parashikuar për vozitje për 130 kilometër në orë, ai ka vozituar 226 km/h. “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 […]

Voziti 226 km/h ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, policia shqipton 300€ gjobë, 3 muaj pezullim patenti e 3 pikë negative Foto: Ilustrim

Një shofer është gjobitur me 300 euro, me heqjen e 3 pikëve dhe i është ndaluar drejtimi i veturës për 3 muaj, pasi i njëjti nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Në zonën e parashikuar për vozitje për 130 kilometër në orë, ai ka vozituar 226 km/h.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 226 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.

Nga policia kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.