Vodhën ari në një argjendari në Prizren, policia arreston një burrë dhe një grua

29.04.2022

Më 28.04.2022, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, në orën 13:10, viktima deklaron se në dyqanin e Argjendarisë, persona të panjohur kanë hyrë dhe i kanë vjedhur rreth 276 gram sasi Ari në vlerë prej 1,539 €. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren, pas një pune […]

Foto: Ilustrim

Më 28.04.2022, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, në orën 13:10, viktima deklaron se në dyqanin e Argjendarisë, persona të panjohur kanë hyrë dhe i kanë vjedhur rreth 276 gram sasi Ari në vlerë prej 1,539 €.

Hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren, pas një pune operativo-hetimore, e në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor të Vushtrrisë kanë arritur që t’i identifikojnë dhe ndalojnë personat e dyshuar:

• M. F.,(viti i lindjes 1971,femër kosovare), dhe
• V.F., (viti i lindjes 1966,mashkull kosovar).

Në lidhje me këtë rast, policia gjatë bastisjes që i është bërë të dyshuarës M.F, është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale një zinxhir dhe një unazë.

Te dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit ndalohen për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren.