Vjedhje, vetvrasje në tentativë, aksidente, armëmbajtje pa leje – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë

24.08.2022

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Derisa kanë raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje, mashtrime, armëmbajtje pa leje, etj. Nga policia kanë bërë të ditur se […]

Vjedhje, vetvrasje në tentativë, aksidente, armëmbajtje pa leje – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Derisa kanë raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje, mashtrime, armëmbajtje pa leje, etj.

Nga policia kanë bërë të ditur se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 26 aksidente trafiku, 7 kanosje, 4 vjedhje, 4 dëmtim prone, 1 mashtrim e 2 raste të armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu, ata kanë shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur një shantazh, dy vetvrasje në tentativë, një vdekje e dyshimtë, dy raste të dhunës në familje, një rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publike, dy raste të incident zjarri, një rast i mos zbatim të urdhërit të gjykatës dhe një rast i lëndimit të lehtë trupor.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 791 tiketa për kundervatje dhe 35 urdhëresa të realizuara.