Vjedhja e automjetit në Nëpërbisht, policia jep detaje

20.07.2023

Gjatë ditës së mërkurë SuharekaOnline kishte raportuar për vjedhjen e një automjeti (kombi) në fshatin Nëpërbisht të Suharekës. Lidhur me këtë rast, Policia e Suharekës ka njoftuar se një person ka rapotuar në polici se persona të panjohur për të kanë vjedhë automjetin me targa vendore, pronë e vëllaut të tij, raporton SuharekaOnline. Sipas deklaratës […]

Vjedhja e automjetit në Nëpërbisht, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë SuharekaOnline kishte raportuar për vjedhjen e një automjeti (kombi) në fshatin Nëpërbisht të Suharekës.

Lidhur me këtë rast, Policia e Suharekës ka njoftuar se një person ka rapotuar në polici se persona të panjohur për të kanë vjedhë automjetin me targa vendore, pronë e vëllaut të tij, raporton SuharekaOnline.

Sipas deklaratës së ankuesit në Stacionin Policor në Suharekë bëhet e ditur se automjeti kishte qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, derisa ai gjendet në pushim në Shqipëri.

Policia e Suharekës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Fsh. Nepërbisht, Suharekë 19.07.2023 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhë automjetin furgon me targa vendore pronë e vëllait të tij viktimës mashkull  kosovar.

Automjeti kishte qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, derisa ai gjendet në pushim në Shqipëri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.” thuhet në njoftimin e policisë.