Vjedhet një veturë në Bllacë të Suharekës

14.05.2022

Një person ka raportuar në Polici se dikush i ka vjedhur veturën e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij pa targa. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12 maj rreth orë 22:00 në fshatin […]

Vjedhet një veturë në Bllacë të Suharekës Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se dikush i ka vjedhur veturën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij pa targa.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12 maj rreth orë 22:00 në fshatin Bllacë të Suharekës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet.

“Fshati Bllacë, Suharekë 12.05.2022 – 22:00. Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të  pa njohur i është vjedhur vetura  e tij pa targa. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të PK-së.