Vjedhen 600 dollar dhe 150 euro në një këmbimore në Suharekë

02.04.2021

Vjedhjet nëpër filiale bankash e këmbimore në Kosovë tashmë janë bërë cak i hajdutëve. Sipas burimeve të SuharekaOnline një rast i tillë ka ndodhur dje edhe në Suharekë, në rrugën ”Ismail Qemajli”, ku është bërë e ditur se janë vjedhur para e ari. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës […]

Vjedhen 600 dollar dhe 150 euro në një këmbimore në Suharekë Foto: Ilustrim

Vjedhjet nëpër filiale bankash e këmbimore në Kosovë tashmë janë bërë cak i hajdutëve.

Sipas burimeve të SuharekaOnline një rast i tillë ka ndodhur dje edhe në Suharekë, në rrugën ”Ismail Qemajli”, ku është bërë e ditur se janë vjedhur para e ari.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se dje 01 prill 2021, rreth orës 05:30 në një këmbimore në Suharekë në rrugën ”Ismail Qemajli”, persona të panjohur e kanë hapur me forcë derën dhe në bazë të deklaratës së viktimës të dyshuarit kanë vjedhur 600 dollar amerikan, 150 euro dhe një zingjir ari.

Ai ka treguar se njesitë e hetimeve dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Osmanollaj tutje bëri të ditur se rasti në polici është hapur si ”vjedhje e rëndë” për të cilin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, e që është duke u hetuar.