Vetëm të dielën, mbi 800 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar nga Policia e Kosovës

19.04.2021

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie, duke e krahasuar me atë të ditëve të kaluara. Në bazë të raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në tërë vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 22 aksidente, prej tyre 5…

Vetëm të dielën, mbi 800 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar nga Policia e Kosovës

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie, duke e krahasuar me atë të ditëve të kaluara.

Në bazë të raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në tërë vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 22 aksidente, prej tyre 5 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar 879 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Ndër tjerash, të dielën policia ka arrestuar 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje.

Etiketat

Ofertat e fundit