Vetëm në 2021 janë regjistruar 50 raste të dhunimeve seksuale, kritikohen institucionet për reagim joproporcional

04.08.2021

Nuk janë të rralla rastet e dhunimeve seksuale që raportohen në Policinë e Kosovës. E sidomos në kohët e fundit këto raste veçse kanë filluar të shtohen. Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka thënë se ka një rritje të vetëdijësimit te gratë dhe vajzat. “Mund të themi se kjo që po […]

Vetëm në 2021 janë regjistruar 50 raste të dhunimeve seksuale, kritikohen institucionet për reagim joproporcional Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet e dhunimeve seksuale që raportohen në Policinë e Kosovës.

E sidomos në kohët e fundit këto raste veçse kanë filluar të shtohen.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka thënë se ka një rritje të vetëdijësimit te gratë dhe vajzat.

“Mund të themi se kjo që po ndodh kohëve të fundit ka të bëjë me rritjen e besimit të grave dhe vajzave të vetja e tyre së pari, pastaj te institucionet për raportimin e këtyre formave të dhunës. Mendoj se nuk ka rritje të dhunës, por rritje të raportimit të rasteve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adelina Berisha.

Ndërsa, njohësi i fushës së sigurisë ka kritikuar institucionet e shtetit, pasi që sipas tij institucionet po reagojnë vetëm pas raportimeve të rasteve të dhunës seksuale.

Deri më tani, në këto muajt e vitit 2021 janë raportuar mbi 50 raste të dhunimeve seksuale.

Ndërsa në vitin që lamë pas janë raportuar gjithsej 64 raste të tilla.