Vetëm gjatë qershorit kanë humbur jetën 14 persona në aksidente trafiku

12.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të […]

Vetëm gjatë qershorit kanë humbur jetën 14 persona në aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit qershor në vendin tonë kanë humbur jetën 14 persona në aksidente të trafikut.

Prej tyre, 4 kanë qenë shoferë, një biçiklistë, 7 pasagjerë dhe 2 këmbësorë.

Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar dhe përqëndrim në ngasje, pasi që familja të pret në shtëpi!