Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se një person ka humbur jetën

20.04.2022

Si pasojë e këtij vetaksidenti dyshohet se një person ka humbur jetën. Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka deklaruar se përveç dyshimit se një person ka vdekur, një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Vetaksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim […]

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se një person ka humbur jetën Foto: Ilustrim

Si pasojë e këtij vetaksidenti dyshohet se një person ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka deklaruar se përveç dyshimit se një person ka vdekur, një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Vetaksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Kelani.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Tutje Kelani ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar si dhe të respektojnë rregullat në trafik.

“Policia e Kosovës, njëkohësisht apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, ka thënë Kelani.