Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Studençan të Suharekës

12.08.2022

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. Sylaj tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për QKUK. “Rreth orës 19:40 në fshatin Studeçan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari […]

Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Studençan të Suharekës

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Sylaj tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për QKUK.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeçan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Rrugët rurale të Suharekës të kalueshme, pa pengesa nga bora, Enver Shabani jep detaje

Tutje, Sylaj bëri të ditur se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Etiketat