Vdekja e 26 vjeçarit nga Greikoci, policia jep detaje

03.05.2022

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’. Në raportin e PK-së bëhet e ditur se në spitalin rajonal në Prizren ishte dërguar i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar, F.H 26 vjeçar (Emër i njohur për redaksinë). Si pasojë e plagëve të marra viktima ka […]

Vdekja e 26 vjeçarit nga Greikoci, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.

Në raportin e PK-së bëhet e ditur se në spitalin rajonal në Prizren ishte dërguar i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar, F.H 26 vjeçar (Emër i njohur për redaksinë). Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:55 në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fshati Greikoc, Suharekë 02.05.2022. Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë.