Varësia nga droga, Policia kap dy të rinj me substanca narkotike në Suharekë

08.05.2022

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në mesditë, ku një njësi policore ka ndaluar për kontroll rutinore një veturë të tipit Audi në fshatin Shirokë të Suharekës, në të cilën ndodheshin dy të rinj. Burimet e Gazeta Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, njërit nga ata (emër i njohur për redaksinë) i është gjetur […]

Varësia nga droga, Policia kap dy të rinj me substanca narkotike në Suharekë Foto: Ilustrim

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në mesditë, ku një njësi policore ka ndaluar për kontroll rutinore një veturë të tipit Audi në fshatin Shirokë të Suharekës, në të cilën ndodheshin dy të rinj.

Burimet e Gazeta Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, njërit nga ata (emër i njohur për redaksinë) i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet se ka qenë e llojit marihuanë.

Pas kontrollit, dy të rinjtë janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar, ku njëri nga ata është trajtuar si i dyshuar dhe tjetri është intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

I dyshuari e ka pranuar se qesja me substanca narkotike është e tij dhe se të njëjtën e kishte blerë në Prishtinë nga një person i gjinisë mashkullore, por që nuk ka mundur ta identifikon emrin e tij.

Ndaj tij është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge” dhe pas zbatimit të hetimeve nga Prokurori i Shtetit, aktakuza do të ushtrohet në gjykatë, thotë burimi nga Prokuroria në Prizren.