Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron pistoletë, pushkë e fishekë

18.03.2022

Dje më 17 mars rreth orës 20:35 Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Betim Berisha” në Prizren personi N K mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1980), kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij, po ashtu e ka demoluar shtëpinë duke shfaqur agresivitet te theksuar. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm në […]

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron pistoletë, pushkë e fishekë Foto: Ilustrim

Dje më 17 mars rreth orës 20:35 Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Betim Berisha” në Prizren personi N K mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1980), kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij, po ashtu e ka demoluar shtëpinë duke shfaqur agresivitet te theksuar.

Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor kishin dalur në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar.

I dyshuari ka treguar se posedon armë me leje përkatëse. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Një Pistoletë, një Pushkë M 48, 169 fishekë të llojeve dhe kalibër të ndryshëm dhe një karikator.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori shtetit, është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.