U raportua si e zhdukur, 32 vjeçarja e martuar në Suharekë iku te një burrë në Mitrovicë

12.03.2021

Javë më parë në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar një rast për një femër e cila është larguar nga shtëpia e saj. Rasti në fjalë ishte raportuar në polici me 26 shkurt rreth orës 15:00 nga familjarët e personit në fjalë, të cilët kanë thënë se ajo është larguar nga shtëpia pa i […]

U raportua si e zhdukur, 32 vjeçarja e martuar në Suharekë iku te një burrë në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Javë më parë në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar një rast për një femër e cila është larguar nga shtëpia e saj.

Rasti në fjalë ishte raportuar në polici me 26 shkurt rreth orës 15:00 nga familjarët e personit në fjalë, të cilët kanë thënë se ajo është larguar nga shtëpia pa i treguar askujt dhe se e njëjta nuk është kthyer më.

Lajmin për SuharekaOnline e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili kishte thënë se  për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar që rasti të hapet si ”person i zhdukur”.

Osmanollaj kishte treguar se për shkak të disa mesazheve të dyshimta që i ka prezentuar familja e saj e cila ishte konsideruar person i zhdukur, është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor-Suharekë dhe Njësia e Hetimeve Rajonale-Prizren, të cilët janë marrë me hetimin e rastit.

Ndërsa, lidhur me këtë SuharekaOnline gjatë ditës së premte (12 mars, 2021) nga burime të saj brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se femra e cila ishte larguar nga shtëpia e saj, ku ka jetuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, është rreth moshës 32 vjeçare.

Tutje bëhet e ditur se 32 vjeçarja, e cila është nga Komuna e Malishevës e martuar në Suharekë, është gjetur në Bajgorë të Mitrovicës me një person tjetër, ku edhe ka treguar se ajo ka shkuar atje me vetdëshirë.

Gjithashtu mësohet se e njëjta është duke qëndruar në Mitrovicë dhe se policia është duke u marr me rastin në fjalë.