U kapen e drogë – Arrestohen nga policia dy të dyshuar në Prizren, lirohen nga prokurori

10.08.2023

Dy persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike janë arrestuar të mërkurën e 9 gushtit në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 02:15 janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që te ta janë gjetur dhe konfiskuar 0.28 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.54 gram […]

U kapen e drogë – Arrestohen nga policia dy të dyshuar në Prizren, lirohen nga prokurori Foto: Ilustrim

Dy persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike janë arrestuar të mërkurën e 9 gushtit në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 02:15 janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që te ta janë gjetur dhe konfiskuar 0.28 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.54 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Mda-cristal”, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, policia njofton se në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë konfiskuar edhe para në vlerë prej 945 euro.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Rr. Enver Haradinaj, Prizren 09.08.2023 – 02:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar  0.28 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.54 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit ” Mda-cristal”.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë konfiskuar 945 € para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedure të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.