Thyhet një shtëpi në Nishor, vjedhen stoli ari dhe para të gatshme

11.02.2021

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së mërkurë edhe në Policinë e Suharekës. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë rreth orës 19:00 është raportuar një vjedhje në fshatin Nishor të Suharekës. Një […]

Thyhet një shtëpi në Nishor, vjedhen stoli ari dhe para të gatshme Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së mërkurë edhe në Policinë e Suharekës.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë rreth orës 19:00 është raportuar një vjedhje në fshatin Nishor të Suharekës.

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij, e që sipas tij i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit dhe parave të gatshme, shuma e të cilave nuk është bërë e ditur nga policia.

Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.

Rikujtojmë se edhe dje nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në Suharekë është thyer shtëpia e një mërgimtari, ku janë vjedhur poashtu stoli ari dhe mjete të punës.