Të mërkurën policia ka dënuar 885 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

22.04.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit […]

Të mërkurën policia ka dënuar 885 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës me këtë virus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka dënuar 885 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se tash e më shumë se një vit qytetarët e Kosovës janë të obliguar që të bartin maskën, të mbajtën distancën dhe higjienën personale.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 506 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus.