Të mbijetuarës nga masakra e Suharekës hajnat ia vjedhin çantën në hyrje të QKUK-së

03.12.2020

I mbijetuari i masakrës në Suharekë, Gramoz Berisha, ka njoftuar se nënës së tij dje në oborrin e QKUK-së dy të panjohur ia kanë vjedhur çantën e krahut. Berisha lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook ku ka thënë se dje rreth ores 17:45, tek pjesa e […]

Të mbijetuarës nga masakra e Suharekës hajnat ia vjedhin çantën në hyrje të QKUK-së Foto: Ilustrim

I mbijetuari i masakrës në Suharekë, Gramoz Berisha, ka njoftuar se nënës së tij dje në oborrin e QKUK-së dy të panjohur ia kanë vjedhur çantën e krahut.

Berisha lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook ku ka thënë se dje rreth ores 17:45, tek pjesa e lojnave qe gjenden tek hyrja e QKUK, dy persona të ri në moshë ia kanë vjedhur qantën nga krahu, nënës së tij, njofton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë i Gramoz Berishës:

Pershendetje,

Dje rreth ores 17:45,tek pjesa e lojnave qe gjenden tek hyrja e QKUK,dy persona te ri ne moshe ja kan vjedh qanten nga krahu ,mamit tim. Tu marr parasysh qe qanten dhe dokumentet perveq te hollave kan mujt me e gjujt diku afer.Ju kisha lut qe kushdo qe gjeni diqka me emer VJOLLCA BERISHA ose ndonje Foto ,te me kontaktoni ne FB ose ne Nr : 049/746 127.

Faleminderit paraprakisht!

Gjithashtu, rasti në fjalë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës, ku thuhet se viktima ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.