Të martën policia ka dënuar afër 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

10.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime në bazë të ligjit anti-COVID. Policia e Kosovës që nga muajit gusht i vitit të kaluar, ka shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës me […]

Të martën policia ka dënuar afër 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muajit gusht i vitit të kaluar, ka shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit me këtë virus.

Policia e Kosovës ndër tjerash, ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit kanë dënuar 480 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, në vendin tonë obligative mbetet barjta e maskës dhe mbajtja e distancës.

Ndryshe, gjatë ditës së martë në Kosovë janë konfirmuar 444 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 13 viktima.