Të dielën u regjistruan 67 aksidente trafiku, 30 përfunduan me persona të lënduar

26.12.2022

Dita e dielë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

Të dielën u regjistruan 67 aksidente trafiku, 30 përfunduan me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Dita e dielë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 67 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së dielë 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka shqiptuar edhe 1,150 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Aksidentet – Tiketat e TrafikutNumri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara
Aksident trafiku me fatalitet0
Aksident trafiku  me të lënduar30
Aksident trafiku  me dëme materiale37
Tiketa trafiku të shqiptuara1,150
TOTALI:67 aksidente dhe 1,150 tiketa trafiku