Sulmoi me mjet të mprehtë një person në Suharekë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

07.05.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona. Gjithashtu, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave dhe një kërkesë për […]

Sulmoi me mjet të mprehtë një person në Suharekë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona.

Gjithashtu, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person, ka bërë dy 2 kërkesa për paraburgim për dy persona dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 17 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një kërkesë për paraburgim për një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.