Sulmoi fizikisht kolegun e tij, suspendohet nga puna me 50% të pagës kirurgu në Spitalin e Gjilanit

17.01.2024

Kirurgu me inicialet L.M, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, është suspenduar nga puna për tre muaj me 50% të pagës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini. “Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për […]

Sulmoi fizikisht kolegun e tij, suspendohet nga puna me 50% të pagës kirurgu në Spitalin e Gjilanit Foto: Ilustrim

Kirurgu me inicialet L.M, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, është suspenduar nga puna për tre muaj me 50% të pagës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për tre muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm, i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, ka deklaruar Emini.

Rasti i sulmit fizik ka ndodhur të martën, ka konfirmuar për Telegrafin Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”.