Sulmoi fizikisht gruan në Studençan, Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për të dyshuarin

16.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 27 aktakuza, kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 5 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 13 personave për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore […]

Sulmoi fizikisht gruan në Studençan, Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 27 aktakuza, kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 5 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 13 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një të pandehuri.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për  48 orë, një (1) person, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje”.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftim.

Ndërsa, policia ka njoftuar se gjatë ditës së martë një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë nga një grua nga fshati Studençan e cila ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj duke shtuar se i njejti e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar me vdekje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti po hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunë në famije’ dhe ‘Kanosje’.