Sulmohet fizikisht një i mitur nga disa të dyshuar në Suharekë

08.05.2021

Gjatë ditës së premtë një i mitur në Suharekë është sulmuar fizikisht. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se një person (i mitur) rreth orës 18:45 në rrugën “Shkëndija” në Suharekë është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Suharekë. Viktima […]

Sulmohet fizikisht një i mitur nga disa të dyshuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së premtë një i mitur në Suharekë është sulmuar fizikisht.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se një person (i mitur) rreth orës 18:45 në rrugën “Shkëndija” në Suharekë është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Suharekë.

Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti vazhdon të hetohet.