Sulmi brutal ndaj suharekasit, Gjykata merr vendim për njërin nga të dyshuarit, 2 të tjerë në arrati
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: “Me datë 22 janar 2022, në orët e mesnatë, në Prizren, ne bashkëveprim edhe me dy të pandehur të tjerë […]
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
“Me datë 22 janar 2022, në orët e mesnatë, në Prizren, ne bashkëveprim edhe me dy të pandehur të tjerë (të cilët aktualisht janë në arrati), me dashje përdorin forcën ndaj të dëmtuarit L.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin në mes veti, derisa i dëmtuari L.M., ishte i ndalur me automjetin e tij, të pandehurit fillimisht tentojnë ta nxjerrin te dëmtuarin nga vetura, e me pas i pandehuri L.U., me një shkop druri e godet te dëmtuarin L.M., ne kokë dhe trup e me pas edhe dy të pandehurit tjerë e godasin me mjete te forta-shkop druri të dëmtuarin L.M., ne pjesë të ndryshme të trupit por që nuk i shkaktojnë dëmtime të dukshme trupore.
Me datë, kohë, vend të njëjtë si më lartë, i pandehuri L.U., dëmton pasurinë e personit tjetër, konkretisht automjetin e të dëmtuarit L.M., në atë mënyre që pas përfundimit të përleshjes fizike mes tyre, ne shenjë revolte me mjete të forta e godasin automjetin duke ia thyer xhamat, me ç’ rast me këtë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.