Suharekë, u arratis pasi i shkaktoi lëndime trupore një personit, policia arreston të dyshuarin

04.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Nga policia bëhet e ditur se, ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime nga i dyshuari, i cili ishte arratisur. Rasti raportohet të ketë […]

Suharekë, u arratis pasi i shkaktoi lëndime trupore një personit, policia arreston të dyshuarin Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Nga policia bëhet e ditur se, ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime nga i dyshuari, i cili ishte arratisur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 gusht rreth orës 14:30 në rrugën “Pavarësia” në Suharekë.

“LËNDIM TRUPOR / Rr. Pavarësia, Suharekë 02.08.2022 – 14:30. Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, pasi kishte pësuar lëndime nga i dyshuari, i cili është në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin e PK-së.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës përmes një raporti shtesë kanë bërë të ditur se dje kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM TRUPOR / Suharekë 02.08.2022-14:30.Lidhur me rastin me datë 03.08.2022 është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin shtesë të PK-së.