Suharekë, shkroi me marker në derën e një zyrje si shenjë pakënaqësie rreth një projekti, inicohet rasti “Dëmtim prone”

08.10.2022

Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar që në derën e një zyrje i dyshuari mashkull kosovar kishte shkruar me marker si shenjë pakënaqësie rreth një projekti. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë në rrugën […]

Suharekë, shkroi me marker në derën e një zyrje si shenjë pakënaqësie rreth një projekti, inicohet rasti “Dëmtim prone” Foto: © Hallka Marketing Agency

Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar që në derën e një zyrje i dyshuari mashkull kosovar kishte shkruar me marker si shenjë pakënaqësie rreth një projekti.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë në rrugën “Brigada 123” rreth orës 13:00.

Nga Policia kanë bërë të ditur se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.  

DËMTIM PRONE Rr. Brigada 123, Suharekë 07.10.2022 – 13:00. Është raportuar  se në derën e një zyrje i dyshuari mashkull kosovar kishte shkruar me marker si shenjë pakënaqësie rreth një projekti. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.