Suharekë, shkoi ta kthejë fustanin që e kishte blerë, klientja e rrah punëtoren e butikut

05.09.2022

Punonjësit e bizneseve të cilët ofrojnë shërbime të shitblerjeve për qytetarët, shpesh herë përballen me pakënaqësi nga ta për produktet që blejnë. Ka shumë nga dyqanet që nuk praktikojnë që produktet e blera të kthehen apo ndërrohen, duke i revoltuar blerësit të cilët bëjnë veprime të pakontrolluara. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e […]

Suharekë, shkoi ta kthejë fustanin që e kishte blerë, klientja e rrah punëtoren e butikut Foto: Ilustrim

Punonjësit e bizneseve të cilët ofrojnë shërbime të shitblerjeve për qytetarët, shpesh herë përballen me pakënaqësi nga ta për produktet që blejnë. Ka shumë nga dyqanet që nuk praktikojnë që produktet e blera të kthehen apo ndërrohen, duke i revoltuar blerësit të cilët bëjnë veprime të pakontrolluara.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në qytetin e Suharekës, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht punëtoren e një butiku.

Gjithçka ka ndodhur pasi e dyshuara kishte shkuar në dyqan që ta kthejë në fustan të cilin e kishte blerë moti aty, me pretekstin se i njëjti ishte i dëmtuar.

Sinjali mëson se punëtorja e dyqanit kishte refuzuar që t’ia kthejë paratë të cilat i kishte paguar klientja, gjë që e nervozoi gruan dhe e mllefosur e sulmoi fizikisht 21-vjeçaren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta identifikojnë të dyshuarën e cila menjëherë pas aktit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarës.