Suharekë, pengoi policët gjatë ndalimit të automjetit me mallra, konfiskohet një veturë e dërgohet në terminal doganor

30.06.2022

Sipas raportit të PK-së, bëhet e ditur se njësia policore gjatë ndalimit të një automjeti të ngarkuar me mallra, dyshohet se një veturë qëllimisht i ka penguar njësinë policore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Transit i ri në Suharekë rreth orës 19:30. Nga policia kanë bërë të ditur se vetura është konfiskuar dhe […]

Suharekë, pengoi policët gjatë ndalimit të automjetit me mallra, konfiskohet një veturë e dërgohet në terminal doganor Foto: Ilustrim

Sipas raportit të PK-së, bëhet e ditur se njësia policore gjatë ndalimit të një automjeti të ngarkuar me mallra, dyshohet se një veturë qëllimisht i ka penguar njësinë policore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Transit i ri në Suharekë rreth orës 19:30.

Nga policia kanë bërë të ditur se vetura është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar dhe personi i dyshuar është në kërkim policor.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE / Transit i ri, Suharekë 29.06.2022-19:30. Njësia policore gjatë ndalimit të një automjeti të ngarkuar me mallra, dyshohet se një veturë qëllimisht i ka penguar njësinë policore. Vetura është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor. Rasti është duke u hetuar dhe personi i dyshuar është në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.