Suharekë, një i mitur rrahet nga pesë të mitur të tjerë, pëson lëndime trupore

07.10.2022

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar i mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Rasti është raportuar dje rreth orës […]

Suharekë, një i mitur rrahet nga pesë të mitur të tjerë, pëson lëndime trupore Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar i mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur.

Rasti është raportuar dje rreth orës 13:55 në Suharekë.

Nga policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR / Suharekë 06.10.2022 – 13:55. Viktima mashkull kosovar i mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.