Suharekë, hajnat hyjnë me forcë në një objekt dhe vjedhin para të gatshme

12.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë arritur që të vjedhin një kuti me para të gatshme. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:00 në Suharekë. Nga Policia e […]

Suharekë, hajnat hyjnë me forcë në një objekt dhe vjedhin para të gatshme Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë arritur që të vjedhin një kuti me para të gatshme.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:00 në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

“Suharekë, 11.04.2022-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një kuti me para të gatshme. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.