Suharekë, arrestohet personi që iku nga stacioni policor para tri javësh
Arrestimi i personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë dhe të njejtit nuk kanë mundësi që të arratisen. Por, rastet e arratisjes nuk është se janë krejtësisht të pamundura pasi që një i tillë ka ndodhur në Stacionin Policor në Suharekë. Para tri javësh policia kishte arritur që të […]
Arrestimi i personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë dhe të njejtit nuk kanë mundësi që të arratisen.
Por, rastet e arratisjes nuk është se janë krejtësisht të pamundura pasi që një i tillë ka ndodhur në Stacionin Policor në Suharekë.
Para tri javësh policia kishte arritur që të arrestonte një person të dyshuar të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës, por i njëjti ishte arratisur nga stacioni.
E lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë personi i dyshuar me inicialet XH.G është arrestuar në shtëpinë e tij rreth orës 18:20.
Poashtu, nga policia bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.