Suharekë, arratiset një person nga stacioni policor, pasi iu shqiptua masa për vuajtje të dënimit me burg
Një rast i arratisjes së personit të privuar nga liria ka ndodhur të enjten në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten e 20 […]
Një rast i arratisjes së personit të privuar nga liria ka ndodhur të enjten në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten e 20 tetorit rreth orës 18:20.
Nga policia kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA / Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.