Suharekasi lëndohet në vendin e punës, dërgohet në spital
Incidentet në vendin e punës në shumicën e rasteve shkaktojnë lëndime tek puntorët. Një rast i tillë është raportuar të hënën në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë rreth orës 12:50, policia është njoftuar se një person ka lënduar gishtin e dorës në […]
Incidentet në vendin e punës në shumicën e rasteve shkaktojnë lëndime tek puntorët.
Një rast i tillë është raportuar të hënën në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë rreth orës 12:50, policia është njoftuar se një person ka lënduar gishtin e dorës në vendin e tij të punës.
Policia njofton se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e viktimës aktualisht është stabile.
Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.