Studençan, arrestohet një person pasi i gjendet pushkë gjysmë automatike e fishekë

16.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në veturë dhe në shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysmë automatike, 4 fishekë të kalibrit 7.62mm, 13 fishekë 9x19mm. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Studençan të […]

Studençan, arrestohet një person pasi i gjendet pushkë gjysmë automatike e fishekë Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në veturë dhe në shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysmë automatike, 4 fishekë të kalibrit 7.62mm, 13 fishekë 9x19mm.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Studençan të Suharekës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Studençan, Suharekë, 15.08.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në veturë dhe në shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysmë automatike, 4 fishekë të kalibrit 7.62mm,13 fishekë 9x19mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.