Sopijë, persona të panjohur dëmtojnë rrethojat dhe këndin e lojërave në shkollë, thyejnë edhe dritaren

30.06.2022

Shkolla fillore e mesme e ulët ‘Shaban Mazreku’ në fshatin Sopijë të komunës së Suharekës, mëngjesin e djeshëm është bërë cak i keqbërësve. Përfaqësues të shkollës kanë denoncuar rastin në Polici, pasi ka vërejtur se dikush ka dëmtuar rrethojat e oborrit të shkollës, ku më pas kanë hyrë në oborr dhe kanë dëmtuar këndin e […]

Sopijë, persona të panjohur dëmtojnë rrethojat dhe këndin e lojërave në shkollë, thyejnë edhe dritaren Foto: © Hallka Marketing Agency

Shkolla fillore e mesme e ulët ‘Shaban Mazreku’ në fshatin Sopijë të komunës së Suharekës, mëngjesin e djeshëm është bërë cak i keqbërësve.

Përfaqësues të shkollës kanë denoncuar rastin në Polici, pasi ka vërejtur se dikush ka dëmtuar rrethojat e oborrit të shkollës, ku më pas kanë hyrë në oborr dhe kanë dëmtuar këndin e lojërave për fëmijë.

Po ashtu është thyer edhe një dritare e një klase, por që personat e dyshuar nuk kanë hyrë brenda objektit shkollor.

Deri më tani nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihet vlera e dëmit që është shkaktuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dëmtim i pronës’.

Fshati Sopijë, Suharekë 29.06.2022-08:40. Është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar rrethojën e objektit të shkollës, këndin e lojërave  dhe kanë thyer një dritare”, thuhet në raportin e PK-së.