Sopijë, lëndohet një person në vendin e tij të punës – pranon tretman mjekësor
Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që është lënduar në vendin e tij të punës. Derisa ka qenë duke punuar në punëtorinë e tij – zdukthëtari, ka pësuar lëndime trupore. Rasti […]
Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që është lënduar në vendin e tij të punës.
Derisa ka qenë duke punuar në punëtorinë e tij – zdukthëtari, ka pësuar lëndime trupore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth rreth orës 11:30 në fshatin Sopijë të Suharekës.
Nga policia kanë bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“LËNDIM AKSIDENTAL / Fsh. Sopijë, Suharekë 03.10.2022-11:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në punëtorinë e tij –zdrukthëtari , ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.