Sllapuzhan, arrestohet personi i kërkuar – dërgohet në vuajtje të dënimit
- 14.12.2022

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë.
Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se është kryer dje rreth orës 13:10, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I kërkuari mashkull kosovar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 13.12.2022 – 13:10. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.” thuhet në njoftimin e policisë.